Njerėzit nuk po ikin thjesht nga varfėria, mos u bėni naivė!

Qė shqiptarė po ikin nga atdheu, kjo nuk ka diskutim. Kėtė e konfirmojnė edhe fakte statistikore qė tregojnė ulje abonentėsh pėr telefoninė mobile dhe mbyllje masive numrash telefoni...

Por, nuk ikin thjesht nga varfėria, jo... Mos u bėni naivė... I varfėri kur ndjen se ėshtė nė vendin e vet punon dhe ja del tė keqes.

Puna ėshtė shumė mė e thellė. Kombi po humbet forcėn magnetike ndaj individit qė i del nga orbita. Kjo ėshtė drama. Nuk ka struktura mbajtėse qe duhen. E pėrzė toka e papunuar, sipėrmarrjet qė nuk punėsojnė, atdhedashuria e zbehur, mosbesimi te politika, padrejtėsitė, mosbesimi te fqinji, miku, prindi, jetesa nė njė mjedis egoist dhe armiqėsor, braktisja nga shėrbimet sociale tė shtetit, lėnia nė dorė tė fatit, shėndetėsia vdekjeprurėse, shkollimi pa pikė vlere te kioska universitare, zhveshja nga kultura dhe traditat kombėtare qė janė rrėnjėt e kombit, edhe kalatė ja rimori turku e i vu zjarr, nga Sula i lavdishem, ikin si ikėn ēamėt, hebrenjtė, arbėreshėt, ikin, ikin, injorimi nga elitat politike, mėrzia urbane, i veēuar nga pasuritė e kombit, i fyer nga pushtetarėt, i ndjerė si qytetar i dorės sė dytė pėrballė militantėve dhe klientelistėve, mėrzitet shqiptari me Shqipėrinė, ik, ik, ik, jo mo jo, nuk ėshtė varfėria thjesht jo...
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.