Ky djalosh duket se ka bërë zbulimin më të madh shkencor të shekullit

Pak larg kampusit të Universitetit të Stanfordit, afër Palto Alto-së, një asistent profesori është duke folur për shkencën. Një shkencë shumë të avancuar. Emri i tij është Jeremy England, një 33 vjeçar i cili tashmë ka filluar të quhet “Darvini i ri”.

Ai është një djalosh i dobët, me një fytyrë të gjatë, mjekër dhe flokë ngjyrë kafe – tipik për një fizikan teorik.

The çfarë është më interesantja, ky shkencëtar i ri flet shumë për Zotin. Versioni 101 i idesë së tij të madhe është: Nën kushtet e duhura, një grup i zakonshëm i atomeve do të vetë-organizohen, duke përdorur në mënyrë më efikase energjinë.

Me kalimin e kohës dhe me sasinë e duhur të dritës së diellit, një grumbull i atomeve do të mund të afrohen shumë afër asaj të cilës e quajmë “jetë”. Në fakt, njerëzit mendojnë se origjina e jetës është një proces i rrallë, por propozimi i Jeremy e bën jetën pasojë e ligjeve fizike, jo diçka e rastit.

Ideja e tij mund të tingëllojë shumë e çuditshme, madje edhe e rrallë, por ka tërhequr vëmendjen e një grupi vullnetarësh dhe akademikëve të nivelit të lartë. Pas të gjithave, përderisa Darvinizmi mund të shpjegojë evolucionin e njeriut dhe botës komplekse në të cilën jetojmë sot, ai nuk flet për fillimin e qenieve inteligjente. Këmbëngulja e Jeremy mbi këtë çështje është ajo çfarë e bënë atë të veçantë.

Përpara se England të bëhej një njeri fetar – ai falet tri herë në ditë – ai ishte një shkencëtar. Prej se filloi të lexonte, ai gllabëroi me libra filozofik, muzikal dhe fantazi. Megjithatë, Zoti nuk ishte një ‘lojtar i madh' për England përgjatë shumicës së jetës së tij.

Përderisa nëna e tij është çifute dhe babai i tij protestant, bisedat për fe pothuajse nuk u zhvilluan fare përgjatë rritjes së tij.

Kur vizitoi Izraelin për herë të parë më 2005, ai “ra në dashuri”. Duke studiuar Teuratin, ai fitoi një ndryshim intelektual që ai thotë se ishte “ndryshe nga çdo gjë tjetër që e kishte përjetuar ndonjëherë”.

Kështu, kur u kthye në Palo Alto, ai u kthye me një pyetje: “Çfarë e bën një gjë të gjallë?” Ai më vonë dha një përgjigje analitike për këtë pyetje, duke e botuar një ekuacion më 2013 në lidhje me atë se sa energji është e nevojshme për një trup që të ndjehet i gjallë.

Për England ky ishte vetëm fillimi. Gjatë viteve në vazhdim, ai punoi në një punim të dytë, ku përdori gjetjet e tij të kaluara dhe i përdori ato për të shpjeguar teorikisht se si, nën disa kushte të caktuara fizike, jeta mund të fillojë nga jo-jeta.

Në termat më bazik, Darvinizmi dhe ideja e seleksionimit natyror na tregon neve se organizmat e mirë-përshtatur evoluojnë në mënyrë që të mbijetojnë dhe të riprodhohen më mirë në mjedisin e tyre.

England nuk e konteston këtë arsyetim, por ai thotë se kjo është shumë e paqartë. Për shembull, thotë ai, balena blu dhe fitoplanktoni lulëzojnë në kushte të njëjta mjedisore – në oqean – por ato e bëjnë këtë me mjete shumë të ndryshme.

Kjo për shkak se, ndërsa ato i bëjnë blloqet e njëjta bazike të ndërtimit, vargjet e ADN-së rregullohen ndryshe në çdo organizëm.

Ai e merr shembull një këngëtar operash i cili mban një gotë të kristaltë dhe këndon në një fushë të caktuar. Në vend se të shkatërrohen, England parashikon se me kalimin e kohës, atomet do ta korrigjojnë vetveten për të absorbuar më mirë energjinë e projekteve të zërit të këngëtarit, në thelb duke e mbrojtur jetesën e gotës. Pra, si mund të themi se kjo gotë, me kalimin e kohës, do të bëhet një ditë një organizëm i gjallë?

Këto janë gjëra goxha me peshë. Për fat të keq puna e England nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje, duke lënë shumë profesorë spekulativë. Shkencëtarë të tjerë kanë bërë pretendime të ngjashme për shpërndarjen e energjisë në kontekstin e termodinamikës, por askush nuk ka gjetur një mjet definitiv për të aplikuar këtë shkencë në origjinën e jetës.

Por, çfarë ka të bëjë Zoti me gjithë këtë? Në kërkimet e tij për përgjigje, England, e gjen veten në qendër të luftës klasike në mes të shkencës dhe shpirtërores. Përderisa Krishterimi dhe Darvinizmi kundërshtojnë njëri-tjetrin në përgjithësi, Judaizmi nuk merret me shkencën e jetës.

England beson se shkenca mund të na japë përgjigje dhe shpjegime, por ajo kurrë nuk na tregon se çfarë të bëjmë me atë informacion. Kjo është ajo kur, thotë ai, mësimet fetare hyjnë në punë.

Njeriu i cili e kundërshton Darvinin, ka kaluar 10 vitet e fundit duke shfletuar me kujdes Tora-në, duke e interpretuar fjalë për fjalë atë se çfarë mendon ai për krijimin e jetës. Përfundimi i tij? Përkthimet e duhura mungojnë. Merreni termin “krijim”. England sugjeron se me këtë term kupton jo krijimin “fjalëpërfjalë” të Tokës, por emërimin e saj. Edhe pse, thotë ai, në Bibël gjenden terma të cilët mund të interpretohen ndryshe.

Kjo vlen edhe për disa nga lojtarët më të famshëm të librave të Zotit, si Jozefi, interpretuesi i lashtë biblik i ëndrrave, i cili u ngrit për t'u bërë njeriu më i fuqishëm në Egjipt, pas faraonit.

Ndoshta, sugjeron England, ai nuk ishte një fallxhor. Ndoshta ai ishte një shkencëtar.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.