7 veturat e milionerëve dhe miliarderëve (Foto)

Padyshim që të gjithë nga ne jemi kureshtar dhe e dëshirojmë jetën që e kanë milionerët dhe miliarderët e ndryshëm.

Ne, nuk është që dimë shumë rreth stilit të jetës së tyre, mirëpo, të paktën e dimë se çfarë veture vozisin.

Lajmi.net e sjellë për ju më poshtë listën e 7 veturave që milionerët dhe miliarderët e ndryshëm i vozisin.

1) Vetura e parë e Tim Cook kishte qenë Porsche Boxter, por këto ditë ai është parë duke e vozitur një BMW 5 Series



2) Elon Musk, miliarderi që qëndron prapa Tesla dhe SpaceX, është i dashuruar në vetura dhe ka pohuar se ai e ka një 67 Series 1 E-Type Jaguar



3) Shefi i Facebook Mark Zuckerberg thuhet se ka disa vetura, duke e përfshirë një Acura TSX, por ai gjithashtu thuhet se ka paguar për një super-veturë italiane Pagani Huayra, e cila çmimin minimal e ka 1.3 milion dollarë.



4) Miliarderi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, e ka një koleksion të tërë me vetura të tipit Porsche, por kryesorja është vetura sportive Porsche 959 e cila është blerë 13 vite para se vetura të aprovohet nga EPA apo Departamenti i Transportit



5) I pari i Amazon, jeff Bezos, ende e vozit veturën e tij të vitit 1996 Honda Accord, model i cili kushton rreth 4,000 dollarë



6) Zbuluesi i Snapchat, Evan Spiegel, i ka shijuar disa vetura luksoza gjatë rritjes së tij, por pasi që ishte bërë i pasur ai ia kishte bërë dhuratë vetes një Ferrari.



7) Bashkë-themeluesi i kompanisë Google, Sergey Brin, i dëshiron veturat e tij Tesla, dhe ai është personi i 4-të i cili e ka marrë veturën më të re të firmës Tesla, Model X.

 
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.