Facebook përmirëson sigurinë e bisedave në Messenger

Në pranverën e kaluar WhatsApp kishtë lëshuar një kod të ri përmes të cilit shtohej një shtresë e re e sigurisë për miliarda përdoruesit e aplikacionit, duke krijuar kështu rrjetin më të gjerë të mesazheve të koduara në histori.

Tani, kompania amë e WhatsApp, Facebook, poashtu ka përmirësuar sigurinë në aplikacionin tjetër të bisedave, Facebook Messenger.

Një zyrtar i Facebook ka bërë të ditur për Wired se kompania ka përfunduar punën në lansimin e bisedave sekrete për 900 milionë përdoruesit e Facebook Messenger, gjatë javës së kaluar.

Tipari i ri do të mundësojë kodimin e mesazheve kështu që askush nuk mund të lexojë një mesazh të koduar përveç dy bashkëbiseduesve në bisedë.

“Mesazhet e juaja janë tashmë të siguruara, por me ‘Secret Conversations’ ju mund të fshehni bisedat prej një pajisje në tjetrën,” thuhet në përshkrimin e aplikacionit kur përdoruesit lansojnë bisedat e koduara.

Opsioni i kodimit të një mesazhi do të paraqitet në anën e djathtë të opsionit për mesazh të ri (neë message), pasi të keni përditësuar aplikacionin Messenger.

Tipari i ri poashtu iu mundëson të zgjedhni kohën e skadimit të mesazhit, prej 5 sekondave deri në një ditë, ngjashëm me tiparin e Snapchat.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.