Çfarë po ndodh? NASA konferencë të jashtëzakonshme

NASA ka bërë me dije se do të mbajë një konferencë për shtyp të enjten ku do të japë një njoftim \"shumë të rëndësishëm\".
Agjencia hapësinore amerikane thotë se ka gjetje të reja nga teleskopi Hubble Space dhe anija hapësinore Cassini.

Këto zbulime do të ndihmojnë në eksplorimin e oqeaneve të universit, duke përfshirë këtu edhe misionin për zbulimin e jetës jashtë Tokës, në vitin 2020, ka njoftuar NASA.

Gjetjet do bëhen të ditura të enjten në orën 14, ndërkohë që NASA refuzoi të jepte më shumë të dhëna.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.