Kujdes! WhatsApp ka telashe të mëdha, mesazhet mund t\'ju dalin publike

WhatsApp mund të jetë duke humbur kurorën si aplikacioni më popullor i mesazheve, sipas një njoftimi të fundit nga Facebook Messenger.
Messenger konfirmoi këtë javë se ka 1.2 miliardë përdorues aktiv, duke e bërë një nga mjetet e komunikimit me rritje më të shpejtë të të gjitha kohërave.

Kjo rritje është mjaft domethënëse që nga korriku i 2016 ku bëri të ditur se kishte arritur shifrën 1 miliard të përdoruesve aktivë.

Facebook Messenger është tashmë i dyti më i përdorur në aplikacionet iOS, menjëherë pas Facebook, konfirmon rrjeti social.

Edhe WhatsApp i cili gjithashtu është në pronësi të Facebook, ka arritur shifrën e 1.2 milionë përdoruesve aktivë në muaj. Megjithatë kompania e mesazheve nuk ka publikuar statistika të përdorimit disa herë.

Zv. Presidenti i Messenger David Marcus ka publikuar të dhënat e fundit rreth Messenger-it në Facebook.

Kushdo që është mbi 13 vjeç tashmë mund të përdorë Messenger. Dhe ajo është e përdorshme për këdo që ka një numër telefoni, edhe pse nuk ka një llogari në Facebook.

/ Top Channel 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.