Shkencëtarët rusë mbajtën 5 persona zgjuar për 30 ditë, e habitshme çfarë ndodhi me ta

Qeveria ruse, gjatë fundit të viteve 1940, zgjodhi pesë burrat që u konsideruan si armiq të shtetit për të marrë pjesë në një eksperiment që përfshiu privimin nga gjumi.

Një gaz eksperimental në doza të vogla është përdorur për të eliminuar nevojën për gjumë të njerëzve.

Subjektet janë mbajtur në një mjedis të mbyllur në mënyrë që studiuesit të mos ekspozoheshin  ndaj gazit ndërsa të burgosurit kishin vetëm mikrofona për të komunikuar me ta. Personat e izoluar ishin të pajisur me libra, një tualet dhe ujë, ushqim të mjaftueshëm për një muaj dhe  krevate portativë.

Për tre ditët e para, çdo gjë shkoi mirë me të burgosurit. Në ditën e pestë ata nuk flisnin më, vetëm mund të pëshpëritnin në mikrofonat e tyre. Në ditën e dhjetë ata filluan të kishin shqetësime ekstreme. Për tre orë rrjesht një prej të burgosurve vraponte dhe ulërinte në gjithë gjatësinë e dhomës. Zëri i tij filloi gradualisht të dobësohej. Të tjerët nuk e shoqëruan në çmendurinë e tij.

Eksperimentuesit filluan të shqetësoheshin sepse nuk po dëgjonin asnjë zë nga brenda dhomës. Në ditën e katërmbëdhjetë shkencëtarët përdorën një truk për të marrë reagime. U thanë se do të liheshin të lirë vetëm duhej të reagonin.

Ditën e pesëmbëdhjetë, eksperimentuesit fikën gazin, ndërsa të burgosurit u lutën që ta ndiznin sërish. Disa ushtarë u futën në dhomë dhe gjetën gjallë vetëm katër persona.

Të mbijetuarit kishin plagë të vetë shkaktuara. Dhuna pasoi dhe një nga të burgosurit u vra nga një tjetër i plagosur. Më pas konflikti u shtua duke mbetur në fund një i burgosur. Një prej studiuesve ka qëlluar të burgosurin e fundit. Fjalët e tij ishin ‘Pra.. afër… të.. lirë.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.