Mostrat e pluhurit nga Hëna pritet të shiten për 4 milionë dollarë

Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë, pritet të shitet për 4 milionë dollarë, në një ankand ku do të ketë edhe gjëra të tjera nga hapësira.
Ankandi do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork, në qendrën Sotheby, ku në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA.

Ankandi do të mbahet për shënimin e përvjetorit të 48-të, të arritjes së parë në Hënë.
Në këtë fluturim astronauti Neil Amstrong i ka mbledhur mostrat e pluhurit.

“Nuk ka rëndësi se cilit religjion i përkisni, apo se prej nga jeni dhe çfarë gjuhe e flisni”, ka thënë nënkryetarja e Sotheby, Cassandra Hatton.

“Të gjithë ne e kemi përjetuar ndjenjën e shikimit lart në qiell duke menduar se çfarë është duke ndodhur mes yjeve”.

Çanta me pluhur është konsideruar e humbur për vite, ndonëse ka qenë në një kuti të qendrës hapësinore në Hjuston.
Një periudhë ajo ishte vjedhur, derisa tani pronarja e kësaj çante është avokatja nga Çikago, Nancy Lee Carlson.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.