iPhone 9 do të jetë celulari më i mirë i Samsung

Përderisa të gjithë po e presin 10 vjetorin e Apple dhe celularin e ri, kanë filluar thashethemet rreth versionit të vitit të ardhshëm, që jozyrtarisht quhet “iPhone 9”.

Thashethemet e fundit përfshijnë rivalin më të madh të Apple, Samsung.

Sipas një raporti nga publikuesi korean “The Investor”, Apple pritet që të trokasë në derën e Samsung për të prodhuar çipa të cilët do të fuqizojnë celularin e fuqishëm iPhone 9, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij raporti, Samsung do të prodhojë çipa me 7 nanometra vetëm për iPhone – me ekzekutivët e kompanisë që raportohet se arritën marrëveshje në zyrat e Apple muajin e kaluar.

Shumica e njerëzve e njohin Samsung si një kompani që bën celularë për të garuar direkt me iPhone, por ata nuk e dinë se kjo kompani është gjithashtu në biznesin e prodhimit në masë të komponentëve teknologjik (procesorëve, ekraneve, baterive, etj.).

Samsung ka prodhuar edhe më herët pajisje harduerike të përdorura në iPhone. Kompania aktualisht e furnizon Apple me RAM për iPhone 7 dhe raportohet se do të jetë furnizues i ekraneve për iPhone 8.

Duke nënshkruar kontratë për të prodhuar çipa për iPhone-in e vitit të ardhshëm padyshim se do ta forconte shumë Samsung-un.

Nëse ky raport nga The Investor është i vërtetë, atëherë padyshim se iPhone 9 do të jetë celular i fuqishëm falë Samsung.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.