Përse shumica nga ne nuk mund të pasurohemi

Njeriu i cili 20 vite i ka studiuar milionerët ka zbuluar përse shumica nga ne nuk mund të pasurohemi.

Duke analizuar disa qindra njerëz të cilët kanë mbledhur pasuri më të madhe se një milion dollarë, është konstatuar se ata kanë një tipar të përbashkët. Por nuk është kjo e tëra.

Më shumë se 20 vite, gazetari Napoleon Hill i ka studiuar rreth 500 milionerë të cilët vet i kanë fituar gjithë atë që kanë, dhe zbulimet e veta i ka publikuar në librin “Think and Grow Rich”.

Business Insider i ka ndarë 19 arsye më të shpeshta të cilët na pengojnë që të pasurohemi, e të cilët janë relevante edhe sot, transmeton gazetametro.net.

Nuk keni definuar qëllimin tuaj
“Nuk ka shpresë që të ketë sukses cilido person i cili nuk ka një qëllim në jetën e vet, cak të definuar, diçka për çfarë shpreson”, thotë Hill.

Nëse krijoni pasuri, filloni me vizualizim të qëllimeve të kursimit në të cilat do të vendosni etiketën konkrete me çmim. Pastaj e bëni planin e financimit dhe caktoni se ku saktësisht dëshironi të shkojë paraja juaj.

Nuk jeni ambicioz
Duhet të keni dëshirë që të ngriheni mbi mesatare. Hill thotë: “Nuk di çfarë do të kisha këshilluar personin i cili është indiferent ndaj gjithçkaje, nuk dëshiron të përparojë dhe nuk dëshiron të paguaj çmimin e suksesit”.

Pasuria nuk ndodh vetvetiu (përveç nëse nuk keni trashëguar para apo nuk keni fituar në lotari, por nuk do të flasim për këtë). Duhet që me durim të palodhshëm të punoni. Fillimi i mirë është investimi i parasë, sa më shpejt, aq më mirë, dhe me kujdes të përcillni se si kamatat kryejnë punë për ju. Kjo nuk kërkon shumë përpjekje, por megjithatë kërkon ndonjë aksion nga ana juaj.

Mos përdorni arsimimin e juaj
Vet diploma nuk do të thotë asgjë. Dija është vetëm forcë potenciale e cila nuk do t’ju sjellë para nëse nuk organizohet dhe zbatohet në jetën e vërtetë. Hill thekson: “Arsimimi nuk është dije nëse ajo dije nuk është e zbatuar në praktikë. Njerëzit nuk paguhen për atë që dinë, por për atë që e zbatojnë atë që dinë”. Le të jetë prioriteti juaj mësimi permanent i gjërave të reja. Nuk është e rastësishme që njerëzit më të suksesshëm në botë janë lexues të pasionuar.

Nuk keni aspak vetë-disiplinë
“Vetë-disiplina vjen nëpër vetë-kontroll”, thotë Hill. Që do të thotë se duhet kontrolluar të gjitha tiparet negative. Para se të arrini të vëni nën kontroll kushtet, duhet të jeni të aftë të kontrolloni veten. Nëse nuk e kontrolloni veten, do të jeni të nënshtruar.

Kur bëhet fjalë për fitimin e pasurisë, formula themelore është: kurse më tepër, shpenzo më pak. Ky është koncept i thjeshtë, por për të shpenzuar më pak kërkon disiplinë të caktuar. Mësoni të kontrolloni shpenzimet e tepërta nëse dëshironi të akumuloni pasuri.

Nuk kujdeseni për trupin tuaj
Është vështirë të fitoni pasuri të madhe nëse nuk jeni të shëndoshë. Prandaj nuk është çudi që shumë milionerë ushtrojnë rregullisht. Nëse ende nuk keni mbizotëruar trupin tuaj, lajmi i mirë është se shumë shkaqe të shëndetit të ligë si mbipesha, mendimet negative, mungesa e ushtrimeve, në të vërtetë janë nën kontrollin tuaj. Nëse mendoni se nuk keni kohë, provoni të ushtroni vetëm dhjetë minuta në ditë. Aq kohë ka gjithkush.

Shtyrja për më vonë
“Shumica prej nesh është i pasuksesshëm në jetë sepse vazhdimisht presim të vijë koha e duhur që të fillojmë të punojmë diçka të dobishme. Mos pritni! Koha kurrë nuk do të jetë ajo e duhura. Filloni menjëherë tani dhe punoni në atë që momentalisht e keni. Mjete dhe pajisje më të mira do t’ju vijnë me kohë”, Hill pretendon se shtyrja për më vonë është shkaku kryesor i mossuksesit.

Nuk jeni këmbëngulës
“Shumica e njerëzve janë të mirë në fillimin e gjërave, por të dobët në përfundim. Njerëzit më së shpeshti heqin dorë me të vërejtur shenjat e para të mossuksesit”, thotë Hill. Mos hiqni dorë derisa nuk e fitoni atë që dëshironi. Disa nga njerëzit më të suksesshëm janë bërë të suksesshëm për atë se kanë mësuar që të pranojnë mossuksesin dhe vetëm kanë vazhduar tutje.

“Kam mësuar që nuk është me rëndësi se sa herë keni përjetuar dështime”, ka thënë miliarderi Mark Cuban. “Mjafton që të keni sukses vetëm një herë. Kam tentuar të shes qumësht pluhur. Dola idiot shumë herë dhe mësova nga ato gabime”.

Negativiteti
“Ai i cili nuk mund të ngrihet mbi mendimet negative, nuk ka asnjë shans të ketë sukses”, thotë Hill. “Suksesi vjen me zbatimin e fuqisë, ndërsa fuqia fitohet nëpërmjet të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta të shumë njerëzve. Qëndrimi negativ nuk do të stimulojë bashkëpunimin”. Nëse dëshironi të pasuroheni, emocionet pozitive duhet të dominojnë.

Nuk jeni të vendosur
“Me analizë të disa qindra njerëzve të cilët kanë bërë pasuri më tepër se një milion dollarë, kemi konstatuar se ata kanë një tipar të përbashkët, vendosmërinë”, thotë Hill. Njerëzit të cilët kurrsesi nuk arrijnë të fitojnë para serioze në përgjithësi shumë ngadalë marrin vendime dhe kur diçka vendosin, lehtë e ndërrojnë qëndrimin. Vendosmëria është një nga tiparet më të rëndësishme të cilat duhet t’i ketë çdo udhëheqës. Në fund të fundit, me mirë është që të merret vendimi i gabuar sesa të mos merret asnjë.

E keni zgjedhur partnerin e gabuar
Hill këtë e thekson si një nga shkaqet më të shpeshta të dështimit. Dështimi është i pashmangshëm nëse nuk jeni në lidhje të harmonizuar, konsideron Hill. Lidhja e keqe është dështim në veti nëse nuk jeni të lumtur, e për çfarë pëson edhe ambicia e juaj. Hill këtë pohim e bazon në hulumtimin e Universitetit Sent Luis i cili ka konstatuar se njerëzit të cilët kanë partnerë të cilët e përkrahin, mund të kenë pagën vjetore edhe deri 4.000 dollarë më të lartë.

Nuk rrezikoni
Personi i cili nuk rrezikon në të vërtet merr vetëm atë që të tjerët e kanë lënë. Kujdesi i tepruar gjithashtu nuk është i mirë sikur edhe nxitimi. Të dy janë ekstremë nga të cilët duhet të ruheni. Jeta në vete edhe e mbanë elementin e lumturisë. Kur është fjala për para, ndoshta duket tërheqëse që të lihet në vend të sigurt, të qëndrojë në bankë. Por investimi është mënyra se si fitohet paraja shtesë. Natyrisht se këtu kërkohet kujdesi i madh dhe mençuri për çfarë duhet zgjedhur fondet me rrezik të vogël.

Shoqëroheni me njerëzit e gabuar
“Duhet zgjedhur punëdhënësin i cili është inspirim, i cili është inteligjent dhe i suksesshëm”, thotë Hill. Kjo këshillë duhet të zbatohet edhe në bashkëpunëtorë. Por është me rëndësi që të jeni të rrethuar me njerëz të talentuar dhe të motivuar madje edhe nëse nuk jeni në punë. Domethënë, ne bëhemi të ngjashëm me njerëzit rreth nesh. Për këtë arsye të pasurit kryesisht shoqërohen me të pasurit.

Mbeteni në punë të cilën e urreni
“Ende askush kurrë nuk u bë shumë i suksesshëm në punën të cilën nuk e do”, konsideron Hill. Gjëja e parë dhe themelore të cilën duhet të dini nëse dëshironi të fitoni është që të zgjidhni profesionin i cili ju pëlqen. Vetëm në këtë mënyrë mund të punoni me gjithë zemër. Nëse për shkak të punës jeni nën stres dhe nuk jeni të kënaqur, ndërrojeni atë. Largimi nga puna mund të jetë hap i mirë i cili do t’ju shpaguhet në të ardhmen.

Nuk e keni ngushtuar mjaft fokusin tuaj
Dikush i cili merret me shumë gjëra, zakonisht nuk është i mirë në asnjërën. Koncentrohuni në atë punë të cilën e konsideroni kyçe. Vet dëshira nuk është e mjaftueshme. Këtë duhet të keni opsesion. Duheni që me kujdes të planifikoni hapin e ardhshëm dhe të jeni këmbëngulës në rrugën e juaj. Mos lejoni që dështimet e kohëpaskohshme t’ju pengojnë, thekson ai.

Keni mungesë pasioni
Pa entuziazëm askush nuk mund të jetë bindës. Përveç kësaj, entuziazmi është ngjitës, e ai i cili e ka në përgjithësi është i pranuar mirë në shoqëri. Pa pasion nuk keni energji, e pa energji nuk keni asgjë. Asgjë në botë nuk është arritur pa pasion.

Mendja juaj nuk është e hapur
Njerëzit me mendje të mbyllur rrallë herë përparojnë. Duhet të jeni të gatshëm të bashkëpunoni me tjerë dhe të dëgjoni idetë e tyre. Njerëzit më të pasur dhe më të suksesshëm janë bërë të tillë pikërisht për shkak se kanë menduar ndryshe.

“Për të filluar të mendoni ndryshe, bëni gjërat ndryshe, ekspozohuni te njerëzit të ndryshëm nga ju, vlerësoni idetë e tjerëve”, thotë John C. Maxwell, autori i bestseller’it “Si mendojnë njerëzit e suksesshëm”.

Nuk keni aftësi të mjaftueshme ndër personale dhe vështirë bashkëpunoni me të tjerët
“Shumica e njerëzve janë të pasuksesshëm pikërisht për shkak të kësaj”, paralajmëron Hill. Ndërtimi i perandorisë do të thotë përdorimi i aftësive të tua por edhe sharmin, e kjo është njësojë me rëndësi sa edhe strategjia e duhur.

Mungesë e qëllimshme e sinqeritetit
Edhe pse jo sinqeriteti mund të shpie deri te fitoret afatshkurtra, kjo nuk është mënyrë me të cilën mund të ndërtoni punë stabile. Nuk ka shpresë për njerëzit të cilët qëllimisht nuk janë të sinqertë, shpjegon ai. Herët a vonë kjo mund t’ju kthehet si bumerang dhe do t’ju përcjellë reputacioni i personit të jo sinqertë me të cilin është vështirë të punohet.

Përpiqeni të pasuroheni në shpejtësi
“Bëhuni të vetëdijshëm për dëshirën e papërmbajtur që të fitoni krejt apo asgjë. Kështu do të bini në grackën e lotarisë, bixhozit dhe investimit të rrezikshëm në bursë”, paralajmëron ai. Bixhozi i ka shkatërruar miliona njerëz. Edhe atë jo vetëm kumari nëpër kazino, por edhe ai në tregun e kapitalit. Investimi është lojë afatgjatë dhe këtu nuk ka rrugë të shkurtër.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.