×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Sveçla: Sulmet e fundit në veri, shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale të dirigjuara nga Beogradi

    Reporteri
    29 Nëntor 2024 | 11:44

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit me granata dore në komunën e Zveçanit.

    Ministri ka pohuar se sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi.

    “Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë”, ka pohuar ai.

    Tuje ai ka pohuar se ligji do të funksionojë në çdo cep të Kosovës.

    “Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë. E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyrë katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”, ka shkruar Sveçla.

    Sulmin e dënoi edhe kryeministri Kurti. Ai para mediave tha se këto sulme janë shprehje e pafuqisë së disa keqbërësve.

    “Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, u shpreh Kurti./Reporteri.net/

    Pamje nga sulmi me granatë dore në objektin e komunës së Zveçanit, shkaktohen dëme materiale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!