Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me personin që vdiq të mërkurën në fshatin Sine të Istogut derisa ishte duke manipuluar me paragllajd.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima dyshohet se nga paragllajdi është lënduar në kokë.
Policia bën të ditur se është duke e hetuar rastin.
“HETIM I VDEKJES Fsh. Sine , Istog 29.01.2025 – 10:48. Raportohet se njësiti policor pasi ka marr një thirrje ka dalë në vendngjarje ku kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Dyshohet se ne oborrin e shtëpisë se tij, viktima kishte qenë duke manipuluar me një mjet fluturues (paragllajd), prej të njëjti mjet dyshohet se është lënduar në kokë. Prokurori kujdestar ka dalë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar se personi ka humbur jetën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Po manovronte me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, vdes një person nga Istogu
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.