×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    LDK-ja sërish propozon Xhafer Gashin për kryetar të Obiliqit

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 23:09

    Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Obiliq, ka mbajtur sot takim me kryesinë e kësaj partie.

    Kryetari i tanishëm, Xhafer Gashi njoftoi se me vendim unanim kjo parti sërish ia ka besuar kandidimin për kryetar komune në zgjedhjet lokale.

    Gashi u shpreh i lumtur për besimin që LDK-ja ia ka dhënë.

    “Ky propozim për kandidim do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominim.

    Bashkë kemi dëshmuar se uniteti sjell sukses dhe besoj fuqishëm se kështu do të ndodhë edhe në këtë garë”, shkroi Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!