×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq komenton fotografinë e Pacollit me Radoiçiqin

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 15:09

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Pas takimit në një konferencë për media, Vuçiq tha se në zgjedhjet e 6 tetorit  po tentohet të dobësohet pozicioni i serbëve në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

    “Kjo është një çështje e së ardhmes sonë dhe mbijetesës sonë. Ata duan të dobësojnë pozicionin e Serbisë në bisedime me shqiptarët. Kjo është arsyeja pse unë i nxis njerëzit të dalin më 6 tetor dhe të tregojnë angazhimin për mbijetesë në vatrën e  tyre. Njerëzit në Kosovë e dinë që ne po investojmë më shumë para se kurrë, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kjo është një çështje rëndësishme për mua dhe për kandidatët, por më tepër për mbijetesën e serbëve dhe Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

    Vuçiq ka komentuar edhe fotografinë që u publikua dje e ku shihet ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radoiçiq, ky i fundit si  i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në arrati që nga vrasje e tij në 2018.

    “Nuk më intereson fotografia e Radoiçiq dhe Rakiq ​​me Pacollin në jaht, nuk më intereson që u takuan. Të gjithë janë takuar me Pacollin”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!