×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Trump bën thirrje për luftimin e korrupsionit në botë

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 17:03

    Presidenti i Amerikës, Donald Trump, vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë, në profilin e tij në Twitter ka dal kundër korrupsionit jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën.


    Ai ka bërë thirrje që t’i jepet fund korrupsionit në botë. Trump ka shkruar se president i Amerikës është i obliguar për të përfunduar korrupsionin, madje edhe në shtetet e huaja.

    Sipas tij, fushata e tij antikorrupsion nuk ka të bëjë me kundërshtarët e tij, por me një luftë, e cila është bërë gjatë tërë kohës.

    Pikërisht në iniciativën e antikorrupsion të presidentit Trump është duke u thirru lideri i PDK-së. Kadri Veseli, i cili në çdo tubim ka thënë se lufta e tij antikorrupsion është në një vijë me luftën e Trumpit.

    Madje për të forcuar këtë mesazh, në Kosovë kishte qëndruar ish kreu i Drejtësisë të Administratës Trump, Matt Whitaker, i cili kishte bërë thirrje që të votohet PDK-ja dhe Kadri Veseli.

    Statusi i plotë:

    As President I have an obligation to end CORRUPTION, even if that means requesting the help of a foreign country or countries. It is done all the time. This has NOTHING to do with politics or a political campaign against the Bidens. This does have to do with their corruption!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!