×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot seanca konstituive, VV e LDK pa marrëveshje shkojnë në Kuvend

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 7:51

    Sot nga ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamamentare të 6 tetorit.


    Por mbledhja e gjen atë pa një marrëveshje për ngritjen e qeverisë së re, pasi VV dhe LDK kanë dështuar të gjejnë marrëveshje për formimin e koalicionit, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën mbrëma përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, tha se LDKja ka refuzuar ofertën e fundit të partisë së tij.

    Pas pak reagoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook tha se gatishmëria e VV-së për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, por duke kërkuar më shumë hise në qeveri, nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!