Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret sot në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron.
Takimi mbahet në orën 10:15.
“Në orën 10:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron”, thuhet në njoftim.
Siç njofton Zyra e Presidencën mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Para Thaçit, këshilltarët e Merkelit dhe Macronit në takim i pret kryeministri Albin Kurti, nga ora 9:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.