Të paktën 93 njerëz kanë vdekur në qytetin verior italian të Bergamos pas testimit pozitiv për koronavirusin.
Qyteti italian i Bergamos, i cili u godit më së shumti nga shpërthimi i coronavirusit, është dashur të aktivizojë ushtrinë për të transportuar të vdekurit jashtë qytetit pasi krematoriumi i qytetit nuk po ka vend të i përballojë më numrit të shumtë të rasteve, përcjell Reporteri.net.
Automjetet e ushtrisë janë sjellë për të transferuar dhjetëra arkivole nga Bergamo në rajone të tjera, sipas agjencisë së lajmeve Ansa.
Qyteti i pasur, në veri-perëndim të Milanos në rajonin e Lombardisë së Italisë, ka regjistruar të paktën 93 vdekje të të infektuarve me coronavirus, pasi numri po rritet pa mëshirë çdo ditë.
Kryetari i Bergamos, Giorgio Gori, tha se numri i vërtetë i vdekjeve me coronavirus mund të jetë më i lartë pasi shumë njerëz me simptoma COVID-19 kishin vdekur para se të testoheshin.
Të vdekurit tani po dërgohen në krematoriumet në Modena, Acqui Terme, Domodossola, Parma, Piacenza dhe disa qytete të tjera.
Sapo trupat ta kryejnë procesin e krematoriumit, hiri do të kthehet në Bergamo.
Gazetarët e Reuters kanë dëshmuar dy funerale në orë, gjatë një periudhe prej gjashtë orësh, të hënën.
Shumë prej të vdekurve nuk po mund të varrosen pasi kërkesa është shumë e lartë, dhe përkundrazi ata u dërguan në një objekti të kishës brenda varrezave.
Arkivolet tashmë kanë mbushur dy morteje spitalore dhe një morg të varrezave.
Të afërmit janë lejuar të hyjnë në varreza për të nderuar njerëzit e tyre, por vetëm në numër të kufizuar dhe me distancën e rekomanduar ndërmjet njëri-tjetrit për të parandaluar përhapjen e virusit.
Në fillim të këtij muaji, një doktor që punonte në një spital të Bergamos lëshoi një paralajmërim të ashpër pasi “mesazhi i rrezikut të asaj që po ndodh” nuk po shkonte tek njerëzit.
Në një postim në Facebook, Dr Daniele Macchini tha: “Situata nuk është asgjë më pak se dramatike. Asnjë fjalë tjetër nuk më vjen në mendje. Lufta ka shpërthyer dhëmbë për dhëmbë dhe betejat janë të pandërprera ditë e natë”.
Italia është kombi i goditur më së shumti jashtë Kinës, me Lombardinë rajonin e tij më të prekur.
Vendi ka qenë në mbyllje totale që nga 9 marsi, megjithatë ekspertët thonë se kulmi i përhapjes në Itali mund të mos arrijë deri në mes të prillit. /Reporteri.net