Dr Matteo Bassetti , drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive të poliklinikës San Martino në Genova , ka bërë të ditur se një pacient i trajtuar me një ilaç eksperimental është rikuperuar.
Ky është ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir, i projektuar dhe prodhuar për të trajtuar Ebolan, dhe me sa duket ai ka rezultuar gjithashtu efektiv në trajtimin e coronavirusit, përcjell Reporteri.net.
Bassetti në konferencë për shtyp tha: “Lajmi pozitiv është se ne kemi shërimin e parë të vërtetë në Liguria. Ai është një burrë 79-vjeçar që rezultori negativ në dy testet e fundit dhe i cili së shpejti do të kthehet në shtëpinë e tij në Lombardi”.
“Në përgjithësi, pacientët e pranuar në San Martino janë të qëndrueshëm. Ne kemi vërejtur që spektri i manifestimeve të infeksionit është shumë i ndryshueshëm dhe shkon nga mungesa pothuajse e simptomave në një pneumoni shumë agresive. Gjëja e rëndësishme, megjithatë, është që njerëzit nuk kanë frikë dhe nuk nxitojnë për në dhomën e urgjencës”, tha Matteo Bassetti.
Burimi:https://www.newnotizie.it/2020/03/18/coronavirus-paziente-curato-farmaco-sperimentale-guarito/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.