Zyrtarët kinezë thonë se ata “e kanë parë agimin” e mbarimit të epidemisë së koronavirusit, pasi vendi raportoi zero raste të reja me koronavirus për herë të parë që nga nga shpërthimi i pandemisë
Shifrat për të Mërkurën treguan se nuk kishte raste të reja fare në Wuhan ose në krahinën më të gjerë Hubei, ku virusi i njohur tani si Covid-19 besohet të jetë transmetuar së pari midis njerëzve, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.net.
Autoritetet paralajmëruan që rreziku ende nuk ka mbaruar, megjithëse 34 raste – të gjitha të importuara nga jashtë – u raportuan në provincat e tjera.
Bllokimi në Wuhan do të hiqet vetëm nëse nuk raportohen raste shtesë për dy javë rresht, diçka që mund të ndodhë qysh në muajin e ardhshëm, tha Li Lanjuan, një anëtar i Akademisë së Inxhinierisë Kineze, për mediat lokale. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.