×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë protestat përmes ballkoneve, qytetarët kërkojnë reflektim politik

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 20:44

    Ka vazhduar edhe sonte protesta e qytetarëve nëpër ballkone për gjendjen politike në vend.


    Kjo është nata e 4-të me radhë e qytetarëve të cilët në mënyrë të organizuar kanë shprehur revoltën e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta. Zhurma është bërë me mjete të ndryshme kuzhine të parrezikshme.

    Qytetarët kanë bërë me dije se përmes kësaj proteste po kërkohet tërheqja e mocionit të mos-besimit të LDK-së deri në tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe përgjegjësi publike e Kryeministrit për shkaktimin e krizës në qeveri në kohë pandemie.

    Koalicioni qeverisës LVV-LDK ka përjetuar çarjen më të madhe pas 44 ditë bashkëqeverisje.

    Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK-së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

    E tërë kjo situatë po ndodh në kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!