×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohen 16 kontakte të të infektuarit nga Kamenica, priten rezultatet e testimeve

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 19:48
    Foto: Ilustrim

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook ka dhënë informacione të reja sa i përket rastit të parë të prekur në këtë komunë me Coronavirus.


    Ai ka thënë se tashmë janë indentifikuar kontaktet që ka pasur i infektuari. Ndërsa të njëjtit u janë nënshtruar testimeve në IKSHPK.

    Ky është postimi i plotë:

    Pas rastit të parë me Covid-19 në komunën tonë, kemi identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt paraprak me të prekurin nga virusi.

    16 personat që janë në total, u janë nënshtruar testimeve në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do t’i pranojmë rezultatet e tyre. Shpresojmë të kemi lajme të mira!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!