×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Heldt thotë se Gjermania mirëpret heqjen e taksës, kërkon fokus te lufta me coronavirus

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 19:56

    Gjermania e mirëpret tërheqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.


    Këtë e ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovës Christian Heldt.

    “Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim. Detyra tani është të rindërtohet gradualisht besimi për procesin e udhëhequr nga BE”.

    Heldt shtoi se ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet.

    Diplomati gjerman theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të përballen me situatën e krijuar nga koronavirusi.

    “Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet e tjera brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE ka ofruar mbështetjen këtu e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të qarkullimit të mallrave nga të dy palët tani.Të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të përballen me sfidën e pashembullt me koronavirusin. Kjo nuk është koha për manovrime politike, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!