Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se heqja e taksës nga qeveria në detyrë e Kosovës, është bërë pa asnjë koordinim me qeverinë amerikane dhe si rezultat i kësaj përsëri priten pasoja.
“Heqja e taksës është bërë pa kurrfarë koordinimi e pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane”, ka shkruar Haziri.
Tutje, kryetari i Gjilanit tha se edhe pse taksa rrëzoi dy qeveri, veprimi i sotëm prapë ka qenë me pasoja.
“Nuk shoh që i jep oksigjen politik kësaj situate të rënduar politike. Edhe pse taksa e mori me vete Qeverinë e dytë, veprimi i sotëm ka me qenë me pasoja prapë”, shtoi Haziri.
Kujtojmë se qeveria në detyrë e Kosovës thotë se ka vendosur masa të reciprocitetit ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.
Megjithatë, pas këtij veprimi të qeverisë në detyrë kanë ardhur reagime të ndryshme nga politikanë të subjekteve të ndryshme.
E Avdullah Hoti i LDK’sw thotë se një qeveri e re që është besimplotë karshi aleatëve të Kosovës, është tepër e nevojshme.
Gjithashtu Hoti tha se aktualisht Kosova e ka humbur shansin që heqja e taksës të përkthehet në mbështetje të Kosovës dhe presion ndaj Serbisë nga aleatët e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.