Policia e Kosovës e ka ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit Shkëlzen Gashin këshilltarin politik të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Gashi i cili tha se është ftuar për intervistim nga Policia, pas shkrimeve të tij në Facebook ku bënte thirrje për rezistencë, shkruan reporteri.
“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin kanosje”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159596322743294
Në mbështetje këshilltarit të Kurtit i ka dalë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku i cili po ashtu e ka përdorur fjalën rezistencë, duke ftuar policinë që ta intervistojë.
“Edhe unë bëj thirrje për rezistencë kundër të keqes, njëjtë si Shkëlzen Gashi. E ftoj policinë të nisë procedurë ndaj meje. Këtu jam”, ka shkruar Hajrullah Ceku në Facebook.
https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/829207267589860
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.