×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i drejtohet Komisionit të Venedikut për kompetencat e Presidentit për propozimin e mandatarit

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 12:41

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dje ka dërguar një kërkesë në adresë të Komisionit të Venedikut për të kërkuar opinion mbi kompetencat e Presidentit në lidhje me propozimin e mandatarit të Qeverisë,pas kalimit të një mocioni të suksesshëm të mosbesimit në Kuvend. 


    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.  Në kërkesë thuhet se një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese, shkruan Reporteri.

    “Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në kërkresë.

    Aty po ashtu potencohet që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e ty. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!