Suedia e ka regjistruar njërën prej dridhjeve më të fuqishme të tokës në historinë e saj pasi një tërmet prej 4.1 ballësh e goditi minierën më të madhe në botë për xehe të hekurit.
Tërmeti ndodhi në pjesën veriore të Suedisë, jo shumë larg kufirit me Norvegjinë dhe ishte pak më i dobët se tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në këtë shtet – 4.3 shkallë në dhjetor të vitit 2008.
Trembëdhjetë persona ndodheshin në minierë në kohën kur ndodhi tërmeti, por fatmirësisht asnjëri nuk është lënduar, ndërsa miniera është mbyllur.
Miniera është më e vjetër se një shekull dhe prej saj gjatë vitit të kaluar u nxorën mbi 14 tonë të xehes së hekurit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Sipas grupit norvegjez për monitorimin e aktivitetit sizmik, NORSAR, ky tërmet ishte i lidhur me nxjerrjen e xehes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.