×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensione në protestën për Teatrin në Tiranë, dëgjohen dy shpërthime

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 18:51

    Momente tensioni janë krijuar në protestën e artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri.


    Në një moment janë dëgjuar dy shpërthime. Më pas në ajër janë ngritur re tymi. Pavarësisht se fillimisht pati një tension mes qytetarëve që po protestojnë, artistët kanë bërë thirrje për qetësi duke e quajtur incidentin si provokim.

    Ndërkohë një person është nxjerrë jashtë turmës nga disa të tjerë. Nuk dihet nëse ky person ka qenë ai që hodhi kapsollet, por ndërkohë nuk njihen edhe persona që e kanë shoqëruar jashtë turmës me xhup në kokë./TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!