×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre orë protestë për Teatrin: Poshtë diktatura, Rama e Veliaj të dorëhiqen

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 19:47

    Për rreth tre orë, artistë, qytetarë dhe opozita protestuan në mënyrë paqësore për Teatrin Kombëtar, i cili dy ditë më parë u shemb.


    Gjatë gjithë tubimit, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet “poshtë diktatura”.

    Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa pati disa incidente të vogla, që nga artistët u konsideruan si provokime.

    Edhe pse tubimi pati mbështetjen e opozitës, nuk pati asnjë fjalim politik. Protesta u hap nga regjisori Edmond Budina, i cili tha se nuk do të ketë fjalime politike. Më pas folën të gjitha artistët e tjerë.

    Thelbi i të gjitha fjalimeve ishte vendosmëria për të mbrojtur artin dhe kulturën, që sipas tyre u tentua të shembej nga qeveria dhe bashkia e Tiranës.

    Protesta u mbyll në mënyrë paqësore, ndërsa regjisori Robert Budina njoftoi se do të mblidhen sërish të mërkurën në orën 17:30, pasi nesër është nata e kadrit.

    Protesta u monitoruar nga rreth 1000 efektivë policie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!