×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ​Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, paralajmërohen protesta të reja

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 20:57

    Regjisori shqiptar Robert Budina nga sheshi i protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, tha se protesta e sotme do të vazhdojë ditën e mërkurë në ora 17:30.


    “Nesër është një natë e rëndësishme për myslimanët. Do të shihemi të mërkurën në orën 17:30. Rroftë Teatri, rrofshi ju”, tha Budina.

    Budina i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të njoftojë shpërndarjen e parlamentit.

    “Presidenti duhet të njoftojë shpërndajë parlamentin. Neve jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Ne kërkojmë largimin e kryetarit të bashkisë, këtij krimineli. Sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzit sepse ka vrarë shpirtrat e njerëzve. Ata duhet të ikin dhe ne me ndihmën e e3vropës do ta rindërtojmë teatrin kombëtar ashtu siç ishte. Sepse ai është simboli i qëndresës qytetare. I pastërtisë njerëzore”, ka thënë Budina.

    Ndryshe, protesta e sotme, pjesë e së cilës ishte edhe opozita, është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. /oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!