×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Spitalin e Pejës 15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 9:23

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 55 pacientë me COVID-19.


    Në raportin 24 orësh të spitalit, bëhet e ditur se prej tyre katër janë në respiratorë, 41 me oksigjenoterapi, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa 15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Njoftimi i plotë:

    Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë në Respirator, 41 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
    Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 546 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
    38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
    7 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
    416 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,425 analiza, ndërsa janë kryer 10 Operacione. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!