×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Drejtësisë synon rritje dhe avancim të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 9:41

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se synim i tij është rritja dhe avancimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, si një nga elementet kyçe për formimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Selimi ka bërë të ditur se i ka propozuar tri projektligje Qeverisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Projektligjet që ai i ka propozuar janë: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale; Projektligji për Ratifikimin e Marrëeveshjes Ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë për transferimin e Personave të Dënuar dhe Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Synim i imi është rritja dhe avancimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, si njëri nga elementet kyçe për forcimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
    Në linjë me këto synime, sot Qeverisë së Republikës së Kosovë, i kam propozuar tri projektligje:

    1. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale –i cili synim kryesor ka rritjen e efikasitetit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje të ekstradimit, transferimit të personave të dënuar dhe ndihmën juridike të ndërsjelltë;

    2. Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e Personave të Dënuar- marrveshje kjo e cila synon avancimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë në sferën e bashkëpunimit jurudik ndërkombëtar në çështje penale;

    3. Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private – i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve civile të natyrës familjare, trashëgimore, pronësore, sendore dhe tregtare me element të huaj, qoftë në subjekt, objekt apo në të drejta dhe detyrime. Ky projektligj pos që është në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare, heq nga rendi ynë juridik një ligj të ish sistemit, atë për zgjidhjen e konfliktit të ligjeve të vitit 1982. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!