×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Pjetër Ndrecajt lëshon studion televizive, nuk duron përballjen me aktivistet e Shoqërisë Civile

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 18:25

    Pjetër Ndrecaj është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim për shkak të vrasjes së bashkëshortes dhe vajzës së tyre 9-vjeçare.


    Për të diskutuar lidhur me këtë vendim të Gjykatës, të ftuar në emisionin Frontal në T7  kanë qenë avokati Ndrecë Dodaj, Luljeta Aliu nga Inject dhe Valmira Rashiti, përfaqësuese e Rrjetit të Grave

    Gjatë emisionit, ku po diskutohej lidhur me vendimin e Gjykatës, avokati Ndrecë Dodaj, nuk ka mundur të përballet me kritikat që kanë dhënë mysafiret, dhe është larguar nga studio e Frontalit.

    Për më tepër, avokati ka fyer dy gratë që ishin në emision, duke thënë se nuk mund t’i dëgjojë “pallavrat” e tyte.


    Sido që të jetë, emisioni ka vazhduar edhe pa praninë e avokatit Dodaj, ku Aliu dhe Rashiti kanë kritikuar sistemin e drejtësisë i cili sipas tyre favorizon burrat në raport me gratë.

    Pjetër Ndrecaj, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe vajzës në gusht të vitit 2018, është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore e Gjakovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!