Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbajë sot një protestë, në shenjë pakënaqësie për mos rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mos ekzekutimit të shtesave në pagë prej 300 eurove.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Organizativ për protesta, i cili përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë brenda SHSKUK/QKUK-së.
Sindikata e Infermierëve kujton se inicimin e procedimit të Ligjit për Paga është munduar ta rregullojë përmes dialogut social, por këto kërkesa kanë mbetur pa të pashqyrtuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Protesta e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë./KSP
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.