×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e emëroi, Hoti e shkarkoi – Kush ishte U.D së drejtorit të përgjithshëm të Doganave

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 19:51

    Të shkarkuarin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave nga ana e Avdullah Hotit, Ibrahim Xhaka e kishte emëruar në këtë pozitë ish-kryeministri Albin Kurti.


    Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti.

    “Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Ibrahim Xhaka kishte mbajtur postin e udhëheqësit të departamentit në Dogana. Po ashtu ai së fundmi kishte mbajtur edhe pozitën e koordinatorit të Doganës për Operatorët Ekonomik të Autorizuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!