Gjermania, nga sot, futet në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Numri i rasteve të reja në këtë vend u rrit të hënën për 12,097.
Të dhënat e Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545,027.
Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10,530 numrin total të tyre.
Izolimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjasë një muaj.
Belgjika, e cila po përjeton shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot.
Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria.
Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra.
Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 46 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë humbur jetën dhe mbi 31 milionë janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 9.2 milionë të infektuar dhe mbi 230,000 viktima./ REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.