Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi të cilën e shpalli të pavlefshme ka folur përfaqësuesi i Qeverisë për këtë rast, avokati Besnik Berisha.
“Unë kam parashtruar në vazhdimësi se mandati i Arifit nuk është humbur në këtë legjislaturë. Pengesa për t’u kandiduar ishte si pasojë e një vendimi të Gjykatës Supreme. Jo domosdoshmërisht pajtohemi me vendosjen finale. Kuvendi është konstituuar, ndërsa Arifi nuk paska plotësuar kushtet për t’u kandiduar si deputet. Ata që janë dënuar me aktgjykim të formës së prerë, nuk mund të kandidojnë për deputet“, tha Berisha.
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar U.D. Presidentin, Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.