×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku shqiptar në Itali: Tre ditët që u pezullua AstraZeneca do na kushtojnë jetë

    Reporteri
    18 Mars 2021 | 23:32

    Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci ka thënë se tre ditët që u pezullua AstraZeneca për hskak të dyshimeve se shkakton mpiksje gjaku do kushtojë jetë tek ata që kishin nevojë të vaksnoheshin.


    Sipas tij vendimi për pezullimin ishte më tepër politik sesa i bazuar tek shkenca.

    Në intervistën për Report ai tha:

    ‘Italia ka vendosur që nga nesër të fillojë vaksinimin që nga ora 15 me AstraZeneca. Këto tre ditë që humbëm janë ditë që do të na kushtojnë jetë. E kërkonte opinioni publik më shumë sesa shkenca. Shkenca bëri atë që duhet të bënte. nga 20 milionë, ne kemi 25 raste, dhe nuk jan? të lidhura me AstraZeneca, dhe më pak se rastet që ndodhnin në jetën e përditshme. Nëse ne do të vaksinonim të gjithë shqiptarët, mund të kishte vetëm tre raste të trombozës, edhe mund të ndodhë. Nëse një person 50 vjeçar ka mundësinë që 1 në 1 mln raste të ketë trombozë, ka mundësi që një në 100 raste të vdesë nëse merr Covidin. Matematia është e thjeshtë këtu. Ne presim që tashmë mos të ketë bllokime të tjera. Ishte një humbje kohe, ne po përqendrohemi tek COVID. Në këtë periudhë po përjetojmë një rritje akoma të lartë të rasteve të reja. Nëse ne nuk vaksinojmë, nuk mund të dalim nga ky batak. Ishte më shumë një zgjedhje politike, për të dhënë një përgjigje të përbashkët me atë të Europës. EMA do të bëjë një modifikim, për të përshkruar edhe efektet anësore. Rreziku 0 nuk ekziston.’

    Pas rishikimit të të dhënave, EMA, agjencia rregullatore që miraton përdorimin e barnave dhe vaksinave, doli në konkluzionin se nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të vaksinës AstraZeneca dhe shkaktimit të mpiksjes së gjakut. Pas vendimit të EMA-s, një sërë vendesh si Italia dhe Lituania vendosën të rikthenin menjëherë procesin e vaksinimit me këtë vaksinë.

    Ndërkaq Shqipëria vijoi vaksinimin e mësuesve me AstraZeneca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!