Ka përfunduar takimi ndërmjet Armenisë dhe Kosovës në kategorinë e vajzave në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Australi & Zelandë e Re 2023”.
“Vashat Dardane” triumfuan ndaj Armenisë me rezultatin final në 0:1, në një ndeshje që ekipi ynë e finalizoi në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Reporteri.net
Pas kësaj ndeshje për Gazetën Online Reporteri.net ka folur edhe trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija e cila tha se fitorja është edhe më e mirë në një vend që nuk na ka njohur si shtet.
“Atmosfera është e mirë, normal që në një vend që nuk na ka njohur është edhe më e mirë fitorja. Dardanët duhet me na mbështetë sepse kemi nevojë për mbështetje, jemi kombëtare e re duke u rritë”, tha Fazlija.
Ishte Liridona Syla ajo që ka shënuar në minutën e 87-të me kokë, për t’i dhënë një fitore të madhe Kosovës e cila pas katër ndeshjeve ka katër pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.