×
  • Lajme
  • Lajme

    Albright e emocionuar: Ky shtet ka shumë rëndësi për mua

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 15:48

    Ish-sekretaria e presidencës së Bill Clinton, Madelein Albright, është përjetësuar në kryeqytetin e shtetit që e adhuron.


    Sot u përurua në Prishtinë busti i ish-sekretares Albright, në praninë e saj dhe dikur shefit të saj, Clinton, shkruan Reporteri.net.

    Zbulimi i bustit të Albright u bë para pak minutash në një prej rrugëve kryesore të Prishtinës. Më saktësisht, ajo gjendet afër nobeliskut NEWBORN.

    Ajo gjatë zbulimit të bustit të saj në Prishtinë, me shaka e falënderoi autorin që e ka bërë kaq të madhe.

    “Dua të ju falënderoj të gjithëve. Dua të falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Ne ishim në gjendje të sjellim paqe në Kosovë”, deklaroi Albright.

    Albright, ndwrkaq, tha se ky bust dhe Kosova kanë një rëndësi shumë të madhe për të.

    “Ky vend dhe ky shtet ka shumë rëndësi për mua dhe ky bust ka shumë rëndësi për mua”,

    Sidoqoftë, Madeleine Albright edhe mw herwt ishte shprehur e nderuar me respektin që i është bërë në Kosovë me rastin e shënimit të 20 vjetorit të lirisë, për të cilën gjë ajo kishte thënë shumë kontribut.

    Ndryshe, në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi, dhe përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!