×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet imami që tha se Clinton vizitoi Kosovën për një qëllim të keq, tani ka një teori të re

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 15:33

    Imami i fshatit Skifteraj të Vitisë, Mubarek Misini,  gjatë ditës së sotme ka dalë me një teori konspirative, sipas së cilës qëllimi i vizitës së ish-presidentit amerikan në Kosovë ka prapavijë jo të mirë.


    Madje, siç u shpreh ai populli i Kosovës do të shokohej po ta dinte qëllimin e vërtetë të vizitës së Clintonit në Kosovë.

    “Sikur ta di se me çfarë qëllimi ka ardhur Klinton në Kosovë!? Do të shokohen shumica kur të zbulohen me kohë këto qëllime!”, ka shkruar Misini.

    Mirëpo pak kohë pas kësaj deklarate imami nga Vitia i ka rënë pishman. Ai tani po thotë se qëllimi i vizitës së Clintonit në Kosovë, në fakt është i mirë.

    “Qëllimi është për të mirë o popull”, ka thënë Misini për Insajderin.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!