Liverpooli është tejet i interesuar që të transferojë Fabian Ruizin nga Napoli në afatin kalimtar të janarit.
The Reds janë në dijeni se kontrata e lojtarit te skuadra italiane skadon në verën e vitit të ardhshëm, andaj mund ta transferojnë më lehtë në janar.
Ruiz është i gatshëm që të largohet nga Napoli, pasi nuk ka interesim që të rinovojë kontratën, raporton Fichajes.
Liverpooli ka kohë që po interesohet për 25-vjeçarin, derisa interesim për të kanë shfaqur edhe Real Madridi dhe Barcelona.
Mirëpo, dy gjigantët e La Ligës nuk janë më të interesuar në mesfushorin, duke i hapur rrugë skuadrës nga Liga Premier që t’i marrë shërbimet e tij.
Napoli me gjasë do të kërkojë deri në 15 milionë euro për kartonin e lojtarit, derisa vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.