Familjarët kanë njoftuar se pasditen e 5 tetorit vdiq në moshën 94-vjeçare Sulejman Maliqati, “Nderi i Kombit”.
Ai njihej si “macja e zezë” e portës shqiptare dhe u kthye në legjendë në vitet ’50-’60.
Megjithë përkujdesjen e mjekëve, gjatë ditëve të fundit, pas dëmtimeve të pësuara nga një rrëzim, ai u nda nga jeta duke lënë pas trishtim e dhembje.
Maliqati ka hyrë në librin e artë të futbollit tonë, si portieri fluturues, mbrojtësi i shkëlqyer i portës, pjesë e ekipeve të Besës së Kavajës, Partizanit, Lokomotivës dhe ekipit kombëtar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.