×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror

    Reporteri
    07 Tetor 2022 | 10:01

    Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Uzbekistan.

    Xhudistja kosovare triumfoi me IPPON ndaj italianes Giuffrida Odetta në raundin e tretë.

    Odetta mori tri penalizime, duke e humbur kështu duelin.

    Kështu, Krasniqi është kualifikuar në fazën çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

    Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!