Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen shumë të rëndësishme në kualifikimet për turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022.
Ata do të përballen sot me fillim nga ora 14:30 me ekipin rus që e ka selinë në Beograd të Serbisë, Spirit.
Spirit momentalisht gjendet në vendin e 15-të në renditjen botërore në lojën CS:GO.
Kujtojmë se BNE ka dy fitore dhe një humbje, teksa në rast të fitores sot, do të kualifikohej në Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit.
Nëse mposhten sot, djemtë kosovarë do ta kenë edhe një mundësi të fundit për kualifikim nesër.
Ndeshjen mund ta ndiqni live duke klikuar këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.