Carlo Ancelotti ka thënë se Real Madridi nuk do të nënshkruajë me askënd në afatin kalimtar të dimrit.
Trajneri italian tha se nuk po mendohet për afatin e dimrit, që hapet në janarin e vitit të ardhshëm, transmeton Express.
“Ne nuk po mendojmë për afatin kalimtar dimëror, nuk jemi të interesuar për të”, tha trajneri i “Los Blancos”.
“Ne kemi një formacion që nuk do të ndryshojë deri në fund të sezonit”, shtoi Ancelotti.
Real Madridi nuk bëri shumë përforcime as në afatin kalimtar të verës së këtij viti.
Kampionët e Spanjës dhe Evropës nënshkruan vetëm me dy futbollistë; Aurelien Tchouamenin dhe Antonio Rudigerin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.