Benjamin Pavard është kthyer nga heroi në zero në vetëm pak orë. Mbrojtësi i gjithanshëm i Bayern Munich hapi rezultatin në fitoren 2-0 të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
Megjithatë, 26-vjeçari francez është tani në krye të mediave për një incident të pakëndshëm jashtë fushës.
Pavard, sipas Bild, u arrestua gjashtë javë më parë teksa po ngiste në gjendje të dehur pas një ndeshjeje të Bayernit.
Ish-futbollisti i Shtutgartit, i cili është fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018, dha një nivel alkooli në gjak prej 0.8. Ai përballet me të paktën 500 euro gjobë dhe një muaj ndalim licence.
Ndërkohë, edhe Bayerni ka marrë masa. Pavard, sipas ‘Bild’, është gjobitur me një shumë pesëshifrore nga klubi i tij. Ai tani është duke u shoqëruar me shofer çdo ditë në kompleksin sportiv të klubit.
Fitorja e Bayern Munichut kundër Interit do të thotë që skuadra bavareze fitoi të gjashtë ndeshjet e grupit të Champions League dhe përfundoi me 18 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.