Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje. Duket se i njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë javëve të fundit.
Gjatë kësaj periudhe, çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht rreth 1.35 cent për disel dhe 1.32 cent për benzin.
Kryetar i shoqatës se naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë se çmimet e derivateve janë më të lira në Kosovë, krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi.
“Çmimet sot në Kosovë sillen përafërsisht: Dizelli 1.35 cent Benzina 1.32 cent. Në regjion: Shqipëri Dizelli 1.76 cent, Benzina 1.75 cent Serbi Dizelli 1.66 cent Benzina 1.67 cent. Çmimet kanë ra dhe janë në ramje, dihet se për dy muaj kemi ramje të derivateve 60 cent për litër“, tha ai për Insajderin.
Tutje, Berjani ka thënë se në ditët në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve në vendin tonë.
“Derivatet akoma janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por çmimin e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEK. Ka ramje në tregjet ndërkombëtare dhe te ne po reflektojnë ramja e derivateve. Dihet se në rritjen e shportës se qytetarit shumë markete dhe biznese të ndryshme i kanë rritë çmimet tash kemi ramje te derivateve duhet edhe shporta e qytetarit te lirohet. Në ditët në vijim pritet të ketë ramje të derivateve“, ka thënë Berjani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.