×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçaku takon zyrtarin polak, diskutojnë mbi dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    09 Prill 2024 | 12:54

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se i është mirënjohës Polonisë për mbështetjen e ofruar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ai njoftoi se gjatë ditës së sotme është takuar nënsekretarin e Shtetit në Varshavë, Marek Prawda, për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera.

    “Pata një takim të shkëlqyeshëm me nënsekretarin e shtetit në Poloni, Marek Prawda në Varshavë. Ai më dha një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në rajon dhe një përditësim mbi situatën në dialog. I jam mirënjohës Polonisë për interesimin për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen ndaj përpjekjeve tona”, ka shkruar Lajçak.

    Lajçak gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se javën tjetër do të ftoj sërish për takim në Bruksel palën kosovare dhe atë serbe lidhur me çështjen e dinarit.

    Emisari evropian theksoi se në pesë javët e fundit kanë zhvilluar katër takime me të dyja palët dhe se siç tha ai nuk duhet të jenë qytetarët ata që duhet të “paguajnë çmimin”.

    “Në pesë javët e fundit kemi pasur katër takime mes dy delegacioneve dhe javën e ardhshme do të ketë një takim tjetër. Ne përsëri u gjendëm në situatën që duhet të përballemi me pasojat e një vendimi dhe të mos diskutojmë para se të marrim vendimin”, tha Lajçak të hënën.

    “Tani, ne duhet të vendosim dhe duam të sigurohemi që të mos jenë njerëzit ata që paguajnë çmimin”, tha tutje Lajçak./Reporteri.net/

    Lajçak: Takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme, shpresojmë ta finalizojmë zgjidhjen për dinarin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!