Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

A do të bashkohen me Mimozën e Ilirin të dorëhequrit e VV’së, flet kryetarja e Alternativës

Publikuar

më:

Kur Ilir Deda kishte braktisur VV’në, nga aty në mënyrë shumë paqësore, përmes një konference për media, ishte përcjellur nga ish’sekretari Dardan Molliqaj, i cili sot po cilësohet strumbullari i ndarjes brenda VV’së.


Ndarja në VV thuajse është bërë e pashmangshme, dhe ka ngelur vetëm zyrtarizimi i saj, pas zgjedhjeve të brendshme që përfundojnë në muajin shkurt.

Por a pritet të ndodhë që të dorëhequrit nga Vetëvendosje, të krijojnë një parti të re së bashku me deputetët e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda, apo edhe t’i bashkohen kësaj partie.

Për këtë ka folur vet kryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari – Lila, e ftuar në një intervistë në Tribuna Channel.

Ajo ka thënë se Alternativa është e hapur për të gjithë, e në këtë rast edhe për të pakënaqurit me Albin Kurtin. Por, ka thënë se në këtë fazë nuk dëshiron të përzihet çështje të brendshme të një partie, pasi siç ka thënë ajo, ata ende vazhdojnë në Vetëvendosje, dhe kanë dhënë dorëheqje vetëm nga pozitat udhëheqëse, përcjell gazetametro.net.

Kusari – Lila, tutje ka thënë se Alternativa tani po vazhdon me themelimin e degëve të reja, rrjedhimisht edhe konsolidimin e partisë.

Ajo thënë se të gjithë që janë të interesuar të bëhen pjesë e një partie liberal demokrate, janë të hapur për ta.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]